E papritur: Renato Arapi lë Teutën, tërhiqet nga futbolli i luajtur

schedule21:57 - 18 Gusht, 2021

schedule 21:57 - 18 Gusht, 2021

Një surprizë vjen këtë mbrëmje për sa i përket zhvillimeve të merkatos në Kategorinë Superiore. Kapiteni i Teutës dhe një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit tonë, Renato Arapi, ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur.

Durrsaku ka zgjedhur të tërhiqet në moshën 34-vjeçare, pas një sezoni shumë të mirë në vitin e shkuar dhe arritjes së ëndrrës së madhe për të fituar titullin me skuadrën e qytetit të tij.

 

Në parim mund të themi se ishte një tërheqje e paralajmëruar, pasi Arapi e ka përmendur më parë në intervista, por mendohej se ai do luante edhe këtë sezon në Durrës, për t’i vënë “kapakun” më pas.

Arapi është një nga lojtarët më të titulluar në vendin tonë. Ai ka fituar plot 6 herë titullin kampion: 5 herë me Skënderbeun dhe një me Teutën. Gjithashtu ka fituar edhe një Kupë e një Superkupë në Durrës dhe dy Superkupa të tjera në Korçë. Arapi luajti në 4 ndeshje me kombëtaren./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!