Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten në Shkodër

schedule15:32 - 18 Gusht, 2021

schedule 15:32 - 18 Gusht, 2021

Krimi në familje ka tronditur sërish, këtë herë në Shkodër. Raportohet se burri ka vrarë gruan dhe më pas veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Ahmet Haxhia”. Policia bën me dije se Fadil Bandulla, 79 vjeç ka vrarë me armë zjarri në banesë bashkëshorten e tij shtetasen Sanije Bandulla, 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Sipas uniformave blu nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh. Sakaq, në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se i moshuari ka vrarë bashkëshorten dhe më pas veten.

 

Njoftimi i policisë: 

Sot me datë 18.08.2021 në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër, dyshohet se shtetasi F. B., 79 vjeç në banesë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen S. B., 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi F.B ka varrë bashkëshorten dhe më pas veten .

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh .

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!