“100 veta staf për një klip”, çfarë ka përgatitur Rozana Radi

schedule15:04 - 18 Gusht, 2021

schedule 15:04 - 18 Gusht, 2021

Pas rreth 4 vitesh që nuk ka sjellë këngë të reja, Rozana Radi është rikthyer në muzikë. Ajo ka bashkuar forcat me Stinen dhe duket se do të jetë një supër perlë.

“Serenata” mban titullin bashkëpunimi i tyre që pritet të jetë ritmik dhe padyshim një hit veror.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ?????? ???? ? (@rozana_radi)

Ditën e sotme ajo ka publikuar një pjesë nga kënga e tyre, që dukej si një film me metrazh të shkurtër, duke zbuluar se për të kanë punuar mbi 100 veta.

Të dy artistët shfaqen në një autobus, teksa Rozana flet për dashurinë.

“Kurrë nuk kam besuar te historitë e dashurive që shkojnë vetëm mirë!”, e nis ajo, duke na lënë të kuptojmë se edhe fabula e këngës lidhet me një histori dashurie. Në fund e mbyll: “Ne ishim bashkë, pastaj gjithçka që ndodhte rreth nesh nuk më kujtohet!”/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ?????? ???? ? (@rozana_radi)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!