Tensionohet protesta te Unaza, deputetja Vokshi: Veliaj po mashtron

schedule18:02 - 28 Nëntor, 2018

schedule 18:02 - 28 Nëntor, 2018

Banorët e unazës së re në Tiranë të cilët preken nga projekti i zgjerimit të rrugës vijuan protestën e tyre edhe gjatë pasdites. Bashkë me ta ishte edhe deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi.  Vokshi u shpreh se Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj po mashtron opinonin publik, pasi sipas saj një ditë më parë Veliaj nuk takoi banorët e unazës, por policë bashkiakë dhe punonjës të administratës.

Tensioni ka dominuar protestën e banorëve të unazës së re në Tiranë pasditen e të mërkurës.

Banorët, shtëpitë e të cilëve do të prishen pasi janë ndërtuar në gjurmën e unazës së madhe kanë dëmtuar rrethimin e kantierit të punimeve.

Në mbështetje të protestuesve ishin dhe deputete të Partisë Demokratike. Ndërsa gjatë paradites banorët e unazës së re u mblodhen pranë mbikalimit të Pallatit me Shigjeta.

“Dje me Veliajn nuk kanë qënë protestuesit, nuk kanë qënë banorët. këta në foto janë rrogëtarë dhe marrin urdhërat e Erion Veliajt. Veliaj krijon intriga dhe është kryemashtrues. Po mundohet tani të dizinformojë dhe të mashtrojë opinionin public dhe banorët por këto nuk di t’ia arrijë dot”.

Ndryshe nga më parë ata protestuan me simbolet kombëtare. Pavarësisht se kishin bllokuar rrugën për të gjitha automjetet, protestuesit bënë edhe përjashtime.

Ndërkohë banorët e unazës së re në Tiranë paralajmëruan përshkallëzim të protestave të tyre. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!