Meta vlerëson me dekoratën e Flamurit ish-Presidentin kroat Mesiç

schedule16:57 - 28 Nëntor, 2018

schedule 16:57 - 28 Nëntor, 2018

Presidenti Ilir Meta zgjodhi ditën e flamurit për t’i shprehur mirënjohjen ish-Presidentit kroat Stipe Mesiç për atë që ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kreu i shtetit shqiptar i akordoi ish-kreut të shtetit kroat “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

“Dekorata e Flamurit Kombëtar” shkon për ish Presidentin e Kroacisë Stipe Mesiç.

Presidenti i Republikës Ilir Meta nderon ish-kreun e shtetit kroat në shenjë mirënjohje për gjithçka ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët ndër vite.

Presidenti Meta e cilësoi ish-Presidentin Meta dëshmi të gjallë të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kroacisë, shqiptarëve dhe kroatëve.

Meta: Presidenti Mesiç ka më shumë se 50 vite që bashkëpunon dhe mbështet aspiratat legjitime të shqiptarëve që në vitet ‘70 ai u burgos për pjesëmarrje në pranverën kroate. Në momentet më të vështira të kombit shqiptar, ku regjimi i Milloshevicit ndaj Kosovës e kundërshtoi me forcë, një luftë e cila përgjaku Kosovën. Ai ishte një zë i fortë kundër masakrave dhe spastrimeve etnike, e cila e shoqëroi këtë luftë. Si presidenti i Kroacisë në dy mandatet e tij vijojë të mbrojë kauzën e Kosovës dhe të pavarësisë së saj. Ai është një avokat i palodhur i mbrojtjes së zërave të shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës.

Ndërsa për ish-Presidentin kroat kjo dekoratë nuk është vetëm një vlerësim, por edhe një detyrim për të bërë më tepër për shqiptarët. Këtë e nisi me një sugjerim. Ndërsa tregonte për regjimin e egër të Millosheviçit dhe synimin e tij për krijimin e Serbisë së Madhe, ish-presidenti kroat preku edhe idenë e korrigjimit të kufijve përmendur së fundmi nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Mesiç: E rëndësishme është që Evropa të bashkohet dhe Evropa Juglindore të hyjë në BE dhe e dyta  që Evropa ta heqë si opsion luftën. Evropa e bashkuar do krijojë ligjet rregulluese. Mirëpo kur të gjithë t’i hapin kufijtë. Gjithsecili popull do jetojë me korpusin e vet kulturor. Politika serbe nuk e kupton këtë.

Sipas ish-Presidentit Europian shqiptarët duhet të integrohen një orë e më parë në Bashkimin Europian. /abcnews.al