Kylian Mbappe ka qenë kryefjala në mediat spanjolle. Sulmuesi është një objektiv i Real Madrid dhe kjo dihet, sikurse dihet edhe dëshira e vetë lojtarit për t’u transferuar në klubin e LaLiga.
Një ditë më parë u raportua për një takim të Mbappe me presidentin Al-Khelaifi, në të cilin kampioni i botës do kërkonte leje që të bisedonte me Realin.
Gjithsesi tani ka të dhëna të tjera që i japin thuajse zero shanse kalimit të Mbappe. Cadena Ser raporton se sulmuesi francez u ka thënë një pjesë të shokëve të skuadrës që do të qëndrojë, për keqardhje.
Keqardhje e madhe në fakt, kur mendon se PSG për të rinovuar i ofron 36 milion euro në sezon, edhe më shumë se Lionel Messit.
Mbappe është zënë ngushtë edhe nga deklarata e presidenti Al-Khelaifi, kur prezantoi argjentinasin: “Mendoj se të gjithë e dinë se cila është e ardhmja e Kylian.
Ai është një parizien. Ai tha se donte një ekip konkurrues dhe nuk ka justifikim për të vepruar ndryshe tani”. Mbappe ka një vit kontratë me PSG dhe palët prej kohësh po bisedojnë për rinovimin. /abcnews.al