Pas 4 muajsh protestash e grevë urie, si dhe përplasje ditën e hënë me specialistët e IKMTS- së, stacioni i radhës për dhjetëra banorë të fshatit Lumas të Kuçovës që kundërshtojnë punimet në burimin e Sinecit është dera e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë.
Ata zhvilluan një takim me specialistët , ku iu premtua drejtësi.
“Ne kërkojmë ndërprerjen e punimeve tek zona e mbrojtur dhe ta kthejnë në gjendjen e mëparshme. Komuniteti duhet të dëgjohet me patjetër, mos e nënvlerësoni popullin”, ka thënë një nga protestuesit.
Shpresa vdes e fundit për këtë banorë, por ata nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre, ndërprerje të punimeve dhe rehabilitim të pyjeve, shkaktuar nga firma Salillari.
“Shpresa gjithmonë vdes e fundit, ne shpresojmë tek ky institucion. Nëse kërkesa nuk plotësohet ne jemi të vendosur dhe nuk do të ndalemi do ta çojmë deri në Hagë”, thotë një tjetër protestues.
Për dy ditë specialistët do u kthejnë përgjigje banorëve të cilët janë të vendosur që një përfaqësi e tyre ta presin përgjigjen këtu në Tiranë./abcnews.al/