Ismajli: Serie A kampionat me kurthe, për Empolin m’i tregoi të gjitha Bajrami

schedule18:58 - 17 Gusht, 2021

schedule 18:58 - 17 Gusht, 2021

Të dielën Ardian Ismajli bëri debutimin e tij me Empolin, skuadër ku u transferua në këtë verë, pasi kaloi një vit me Spezian. Të dielën mbrojtësi bëri debutimin me ekipin e ri në një ndeshje zyrtare dhe ishte 90 minuta në fushë në fitoren ndaj Vicenza në turet e para të Kupës.

Së fundmi ai ka folur për debutimin dhe tratativat e transferimit: “Empoli më kërkoi dhe tregoi interes. Jam i lumtur që jam këtu, edhe unë kam dhënë kontributin tim për të ardhur këtu. Jam i lumtur me debutimin.

Në pjesën e parë mund të kishim shënuar shumë gola, por gjëja më e rëndësishme është kualifikimi dhe ne e arritëm. Jam ambientuar me lojën dhe djemtë më kanë pritur shumë mirë, më duket sikur kam qenë këtu disa vite.

Fola me Nedim Bajramin, e di çfarë më pret te Empoli. Do jetë e vështirë. Te Spezia u ndjeva shumë mirë, bëmë shumë arritje pozitive. Punoj shumë brenda dhe jashtë fushës sepse është çelësi drejt suksesit. Jam i lumtur që luaj në Serie A, e kam ndjekur gjithmonë.

Është kampionat i shkëlqyer për mbrojtësit sepse ka shumë për të mësuar. Të gjithë më kanë folur mirë për trajnerin Aurelio Andrezzoli. Është një trajner nga i cili mëson shumë dhe për një të ri si unë ai është shumë i rëndësishëm sepse më përmirëson.

Nisja e Serie A? Lazio dhe Juventus janë dy skuadra të vështira, por në Serie A çdo ndeshje fsheh kurthe. Të përqendrohemi dhe të japim maksimumin. Qëllimi është mbijetesa në Serie A dhe unë do bëj më të mirën”, tha Ismajli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!