Korçë, mbahet Mesha e Flamurit në katedralen “Ngjallja e Krishtit”

schedule14:29 - 28 Nëntor, 2018

schedule 14:29 - 28 Nëntor, 2018

Në Korçë, ceremonia e festës së Pavarësisë është mbajtur në pedonalen e qytetit. Pas ngritjes simbolike të flamurit, autoritetet vendore si dhe përfaqësues të politikës dhe fesë kanë vendosur kurora dhe kanë bërë homazhe tek monumenti i Luftetarit Kombëtar. Më pas, sipas traditës, qytetarët i janë drejtuar Katedrales Ngjallja e Krishtit, ku mitropoliti i Korçës, imzot Johani, ka drejtuar meshën e Flamurit.

Në fjalën e tij, kleriku i lartë i ka apeluar për angazhim dhe përkushtim, për ta begatuar atdheun. Mesha e Flamurit është celebruar për herë të parë nga imzot Fan Noli në kishën e Shën Gjergjit në vitin 1925 në Korçë dhe prej asaj kohe, celebrimi i Meshës se Flamurit, është kthyer në tradite për Mitropolinë e Korçës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!