Sulmi final i Juventusit për Manuel Locatelli ka pasur frytet e duhura. Nga Italia raportohet se është arritur marrëveshja finale mes klubeve.
Sassuolo ka pranuar ta huazojë mesfushorin e kombëtares italiane, ndërkohë që në marrëveshje ka një klauzolë që e detyron Juventusin ta blejë për 35 milion euro.
Accordo trovato tra #Juve e #Sassuolo: #Locatelli approda alla corte di Allegri // Juve and Sassuolo have reached an agreement for Locatelli ?⚪️⚫️@Goalitalia @Goal pic.twitter.com/vNvyAhsQQj
— Romeo Agresti (@romeoagresti) August 17, 2021
Kontrata e Locatelli me bardhezinjtë do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2026, ndërkohë që mesfushori do të përfitojë 3 milion euro në sezon. /abcnews.al

