Nikola Vlasic-Milan mund të bëhet. CSKA Moscow ka ndryshuar qëndrim për 23-vjeçarin dhe është gati ta lejojë kroatin të shkojë në huazim te kuqezinjtë.
Gazetari Danny Armsrong shkruan se për këtë italianët duhet të paguajnë tani 10 milion euro dhe në marrëveshje të përfshihej një klauzolë që e detyron Milanin ta blejë Vlasic për rreth 20 milion euro.
Më parë klubi rus ishte i prerë dhe nuk donte as ta mendonte transferimin e Vlasic, autor i 10 golave vjet. Kroati nga ana tjetër e kishte shprehur hapur dëshirën e tij për t’u larguar.
Nuk dihet nëse Milani do të jetë gati ta bëjë një investim të tillë, për të zëvendësuar në këtë mënyrë Hakan Calhanoglu, i cili iku me parametra zero tek Interi. /abcnews.al
CSKA Moscow are ready to allow Nikola Vlašić to leave on loan to Milan for €10m with obligation to buy at around €20m.
Deal thought to be concluded in next few days, according to sources #Milan #Rossoneri #Vlasic ????
— Danny Armstrong (@DannyWArmstrong) August 17, 2021