Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

4 infermiere dhe recepsionistja me Covid, mbyllen përkohësisht dy qendra shëndetësore në Libohovë

schedule14:13 - 17 Gusht, 2021

schedule 14:13 - 17 Gusht, 2021

Dy qendra shëndetësore në Libohovë janë mbyllur këtë të martë me urdhër të Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror në Gjirokastër.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se shkak për këtë vendim është bërë pasi 4 infermiere dhe një recepsioniste kanë rezultuar pozitiv me Covid

Gjithashtu dy zyra të administratës në Universitetin “Eqrem Çabej”, janë mbyllur pasi një punonjës ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Ndërkaq kreu i ISHSH Gjirokastër Edi Sinojmeri ka apeluar, që të  gjithë të jene te kujdesshëm me kontaktet dhe te respektojë me rigorozitet rregullat anti-pandemike. Njëkohësisht Sinojmeri thekson se dy qendrat shëndetësore në Libohove do të funksionojnë të kufizuara./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!