Dusan Vlahovic do të jetë goditje e Atletico Madrid këtë verë. Corriere dello Sport raporton se mes drejtuesve të klubit spanjoll dhe atyre të Fiorentinës është arritur marrëveshja.
Klubi Vjollcë do të përfitojë 70 milion euro nga shitja e 21-vjeçarit serb. Gjithsesi fjalën e fundit e thotë presidenti Rocco Commisso.
Fiorentina gjatë kësaj periudhe po tentonte të rinovonte me autorin e 21 golave dhe të vendoste një klauzolë, që do të paguhet nga Atletico.
Nga ana tjetër italianët kanë në listën e tyre Gianluca Scamacca të Sassuolo, i cili është zgjedhja e parë. Andrea Belotti gjithashtu është një opsion, por pa dëmtimit të fundit në gju pak shanse ka që Fiorentina ta tentojë. / abcnews.al