U përfol se u nda sërish nga Mozzik, reagon pas lajmeve Loredana

schedule15:55 - 16 Gusht, 2021

schedule 15:55 - 16 Gusht, 2021

Loredana dhe Mozzik janë tashmë një ndër çiftet më të komentuar në mediat rozë. Pak kohë pas ribashkimit, ku çifti rregulloi raportet si më së miri dhe paraljamëruan albumin “No rich parents”, u përfol se një krizë ndodhi prap mes tyre.

Ndërkohë që çifti nuk e ndjekin më njëri-tjetrin as në rrjetet sociale.

Së fundmi, Loredana ka postuar një foto ku shfaqet me sy te mbyllur në një dhomë me të bijën dhe shkroi sipër se ndihet “Kaq e lumtur”.

Nuk dihet nëse po tregon kështu se është e lumtur pas ndarjes nga Mozzik apo se asnjë lajm nuk është i vërtetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!