Gjithçka për Harry Kane dhe Kylian Mbappe. Dy sulmuesit mbeten emrat më të spikatur në merkato, pasi e kanë shprehur dëshirën të largohen respektivisht nga Tottenham dhe PSG.
The Athletic raporton se Manchester City është gati të ofrojë 150 milion euro për transferimin e kapitenit të Anglisë. Veç kësaj shifre, për Tottenham ka edhe bonuse të tjera që të bindet.
Në Spanjë Cadena Ser shkruan se Real Madrid për Kylian Mbappe është gati të ofrojë 120 milion euro që ta afrojë që tani në ekip.
Nëse spanjollët refuzojnë, atëherë Reali do të presë verën e vitit 2022 për ta marrë me parametra zero kampionin e botës me Francën. /abcnews.al