Transferohet nga “313”, tek burgu i Peqinit Endrit Qyqja, nipi i Emiljano Shullazit. Lajmi konfirmohet nga burime për abcnews.al.
Qyqja është arrestuar për gjobevënie 1 milion euro ndaj një biznesmeni në Tiranë. Mësohet se ai ka qenë në regjimin “41 bis” te burgu 313 dhe tashmë është transferuar në Peqin.
Qyqja është pjesë e bandës së Shullazit dhe njëherësh nip i këtij të fundit. Mbi të rëndon akuza e “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. /abcnews.al