Ngjarja në Ksamil, dyshimet: Si u plagos në dhomën e hotelit i riu

schedule21:45 - 13 Gusht, 2021

schedule 21:45 - 13 Gusht, 2021

Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Ksamil. Policia bëri me dije se i riu është qëlluar në rrethana ende të paqartë në një dhomë hoteli.

Burime për gazetaren Xhensila Kodra bëjnë me dije se  dyshimet paraprake janë se 33-vjeçari mund të jetë vetëplagosur.

I plagosuri ndodhet në spital, duke marrë trajtim mjekësor. Policia ka shoqëruar shtatë persona për t’i marrë në pyetje, ndërsa grupi hetimor është duke punuar për te sqaruar rrethanat e ngjarjes. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!