Tuchel: Lukaku? Donim edhe Haaland e Lewën, sa keq që nuk na dëgjoi kush

schedule17:38 - 13 Gusht, 2021

schedule 17:38 - 13 Gusht, 2021

Thomas Tuchel priste një bomber të madh, Chelsea ia plotësoi dëshirën, i solli Romelu Lukakun dhe trajneri gjerman i kampionëve të Evropës ndihet më i lumtur se kurrë.

Në konferencën për shtypin përpara duelit të javës së parë të sezonit 2021/2022 në Premier League kundër Crystal Palace në “Stamford Bridge” (e shtunë, 16:00), Tuchel nuk e kursen batutën.

Ne tentuam Lukakun dhe Haaland, madje donim edhe Lewandowskin si numër 10 pas tyre. Fatkeqësisht, bordi i klubit nuk e miratoi dëshirën tonë.

Tani na mbetet t’i gëzohemi vetëm ardhjes së Lukakut“, theksoi duke buzëqeshur trajneri gjerman, i cili ia ka dalë të kthejë Chelsea në një skuadër tepër të fortë, që luan bukur dhe fiton trofe (Champions+Superkupa e Evropës). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!