Sherri që e mori më qafë, 37-vjeçari nga Saranda kapet me armë në brez

schedule11:11 - 12 Gusht, 2021

schedule 11:11 - 12 Gusht, 2021

Policia në Sarandë ka vënë në pranga një 37-vjeçar që lëvizte me armë pas një konflikti. Bëhet e ditur se nga hetimet paraprake rezulton se një qytetar që punonte roje në një subjekt është konfliktuar verbalisht e më pas fizikisht me një 19-vjeçar.

Pasi janë dërguar në spital, për mjekim, në ambientet e jashtme të spitalit është afruar një 37-vjeçar i cili ishte thirrur nga roja për të vijuar konfliktin. Por pas marrjes së informacioneve se një 37-vjeçar kishte shkuar në spital i armatosur, kanë ndërhyrë Forca e Posaçme “Shqiponja”.

Personi i armatosur, banues në Tiranë, është vënë në pranga. Pasi pa policinë ai tentoi të largohej dhe hodhi në tokë edhe armën e zjarrit. Gjithashtu, në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë roja 58-vjeçar për dëmtim me dashje ndaj 19-vjeçarit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!