Shamrock Rovers vuajti në përballjen e parë të raundit të tretë të Conference League kundër Teutës. Kampionët e Irlandës fituan 1-0 falë një goli në minutat shtesë, ndërsa nesër zhvillohet sfida e kthimit në “Elbasan Arena”. Trajneri i Shamrock, Stephen Bradley u ndal te ndeshja e nesërme ndaj djemve të Edi Martinit.
“E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë. Teuta është ekip i fortë në shtëpi. Kemi ardhur këtu për të fituar, ky është objektivi ynë. Jemi përgatitur shumë mirë. Nuk shqetësohemi nga vështirësia e gjetjes së golit në takimin e parë.
Ndihemi mirë, besoj se do dalim pa probleme te goli. Shtesat apo penalltitë? Po, jemi përgatitur, pasi duhet të jesh gjithmonë gati për çdo skenar. Jemi gati për gjithçka që do dhurojë fusha.
Zhgënjim eliminimi? Po, gjithmonë është zhgënjyese kur humbet ndeshje, sidomos për një ekip të madh siç është Shamrocku. Gjithsesi, ne nuk mendojmë për humbjen, ne mendojmë vetëm për fitoren, e njëjta gjë edhe për nesër“, përfundoi trajneri 36-vjeçar. /abcnews.al