Të gjithë po presin zyrtarizimin e kalimit të Romelu Lukakut te Chelsea dhe firmën mbi kontratën e re, ndërsa sulmuesi belg ka firmosur një tjetër kontratë.
28-vjeçari ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin me agjentin e tij, Federico Pastorello. Ky i fundit ka bërë publik akordin me anë të një postimi në Instagram.
“Krenar të njoftoj zgjatjen e kontratës së përfaqësimit të Romelu Lukakut. Përsëri së bashku deri në 2023! Ti je mbreti im“, shkruan agjenti italian në foton me bomberin.
Interi ka pranuar ofertën e Chelsea, duke shitur goleadorin kryesor të dy viteve të fundit për shumën e 115 milion eurove te kampionët e Evropës. /abcnews.al