Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Castillejo ofertë nga Spanja, Conti e Pobega tentohen nga Cagliari

schedule15:19 - 11 Gusht, 2021

schedule 15:19 - 11 Gusht, 2021

Milani, veçse të bëjë disa afrimet, duhet edhe të sistemojë disa prej lojtarëve aktualë, që nuk janë në planet e klubit për të ardhmen.

Fillimisht u huazua Mattia Caldara te Venezia, ndërsa Cagliari së fundmi kërkon dy futbollistë. Njëri është mesfushori Tommaso Pobega, kurse tjetri mbrojtësi i djathtë Antonio Conti.

Një ditë më parë drejtuesit e të dy klubeve kanë folur. Samuel Castillejo gjithashtu nuk bën pjesë në planet e Milanit për sezonin e ardhshëm.



Getafe thuhet se e do dhe ka arritur marrëveshje me lojtarin. Tashmë duhet gjetur marrëveshja mes klubeve. Milani pretendon të fitojë 8 deri në 10 milion euro. Spanjollët pritet të bëjnë ofertën e tyre në ditët në vijim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!