Nuk e kontrolluan dot përhapjen e Deltës, Kina ndëshkon dhjetëra zyrtarë

schedule13:35 - 11 Gusht, 2021

schedule 13:35 - 11 Gusht, 2021

Kina ka ndëshkuar më shumë se 40 zyrtarë për dështimin e menaxhimit të variantit Delta, ndërsa autoritetet po përpiqen të frenojnë shpërthimin më të keq të Covid-19 që vendi ka shënuar në më shumë se një vit, shkruan CNN

Varianti Delta, i cili  zbulua për herë të parë në qytetin lindor të Nanjing, është përhapur në më shumë se  gjysmën e 31 provincave të Kinës dhe ka shkaktuar më shumë se 1.000 infeksione simptomatike në tre javë, sipas një raporti të përditshëm të Komisionit Kombëtar të Shëndetit.

Autoritetet janë përpjekur për të marrë masat e menjëhershme duke vendosur bllokime të rrepta, testime masive, karantinën dhe kufizime të udhëtimeve . Në të gjithë vendin, të paktën 47 zyrtarë, duke filluar nga krerët e qeverive vendore, komisionet shëndetësore, spitalet dhe aeroportet, janë ndëshkuar për neglizhencë, raporton abcnews.al

Në Nanjing, 15 zyrtarë u ndëshkuan për përhapjen e virusit në Aeroportin Ndërkombëtar Nanjing Lukou, sipas një deklarate nga Komisioni Qendror i Partisë Komuniste për Inspektimin e Disiplinës (CCDI).

Aeroporti është vendi ku shpërthimi besohet të ketë filluar, pasi nëntë punonjës të mirëmbajtjes rezultuan pozitivë me 20 korrik gjatë një testi rutinë të koronavirusit. Tre zyrtarë në aeroport janë nën hetim nga autoritetet, dhe dy prej tyre janë arrestuar.

Të tjerët, përfshirë nënkryetarin e Nanjing, kanë marrë dënime që variojnë nga pezullimi deri në paralajmërimet e rënda, sipas deklaratës. Në Zhangjiajie, një pikë e nxehtë turistike në provincën e Henan, 18 zyrtarë u ndëshkuan për reagimin e tyre të ngadaltë në trajtimin e shpërthimit, sipas një deklarate nga CCDI.

Qyteti i Yangzhou është bërë një pikë e nxehtë e Covid. Deri të martën, ajo ka raportuar 394 infeksione simptomatike, përfshirë 26 “raste të rënda” dhe gjashtë pacientë të cilët kanë zhvilluar simptoma të rënda.

Të dielën, komisioni disiplinor i Yangzhou paralajmëroi gjashtë zyrtarë dhe kritikoi dy të tjerë për mosmirëmbajtjen e një qendre të testimit masiv, duke bërë që virusi të përhapet përmes testeve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!