Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitje me armë është vënë në pranga ditën e sotme në Morinë. Njoftohet se A. R, banues në Prishtinë u ndua në hyrje të pikës kufitare pas shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ka rezultuar se Interpol Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Grabitje me armë.”
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të 51-vjeçarit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Emirateve të Bashkuara Arabe. s.b/abcnews.al/