Dzeko në Milano për vizitat mjekësore, Roma gjithçka për Abraham

schedule10:19 - 11 Gusht, 2021

schedule 10:19 - 11 Gusht, 2021

Marrëveshja ishte arritur prej dy ditësh, ndërkohë që sot Edin Dzeko është nisur drejt Milanos për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar për dy sezone me zikaltrit.

Sulmuesi do të zëvendësojë belgun Romelu Lukaku, që pritet të zyrtarizohet te Chelsea për 115 milion euro. Nga ana tjetër edhe Roma po tenton të gjejë një zëvendësues për boshnjakun, i cili te Interi do të përfitojë 3 milion euro në sezon.

Roma ka piketuar Tammy Abraham të Chelsea dhe me londinezët e ka arritur marrëveshjes, por sulmuesi dëshiron të qëndrojë në Londër dhe të firmosë me Arsenalin.

Menaxheri i Përgjithshëm i Romës, Tiago Pinto, është i gatshëm të fluturojë drejt Anglisë që të flasë me Abraham dhe menaxherin e tij, për ta bindur të zgjedhë Romën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!