KLSH kallëzon tre ish-drejtorë të DVASHK dhe një të ALUIZNI-t në Korçë

schedule17:54 - 10 Gusht, 2021

schedule 17:54 - 10 Gusht, 2021

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori tre ish-drejtorë të DVASHK, ish-ZVRPP dhe 1 ish-Drejtor të ALUIZNI-t në Korçë. Pas auditimit të zhvillular në këto institucione rezultoi se zyrtarët kishin shkelur dispozitat ligjore lidhur me regjistrimin dhe legalizimin e objekteve, duke sjellë përfitime të padrejta. Të katër zyrtarët akuzohen nga KLSH se kanë shpërdroruar detyrën.

Njoftimi i plotë nga KLSH:

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të Programit të Auditimit nr. 21/1, datë 11.01.2021, i ndryshuar, ushtroi auditim në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, (ish Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Korçë si dhe ish-ZVRPP Korçë), me objekt: “Mbi auditimin e ligjshmërisë në kryerjen e procedurave të legalizimit të objekteve informale si dhe auditimin e procedurave të pranimit, administrimit, shqyrtimit dhe miratimin e dokumentacionit për regjistrimin fillestar të pasurive të pa luajtshme dhe evidentimin e ligjshmërisë së mbivendosjeve”.

Nga auditimi kanë rezultuar shkelje të dispozitave ligjore, në lidhje me regjistrimin dhe legalizimin e objekteve informale, të cilat i kanë sjellë përfitime të padrejta personave të ndryshëm, duke cënuar njëkohësisht interesat e ligjshëm të shtetit.

Në lidhje me këto shkelje të evidentuara, KLSH ka kallëzuar në Prokurinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, 3 ish-Drejtor të DVASHK Korçë (ish-ZVRPP Korçë) dhe 1 ish-Drejtor të ALUIZNI Korçë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!