Studimi: Burrat e dëmtojnë më shumë klimën sesa gratë

schedule14:54 - 10 Gusht, 2021

schedule 14:54 - 10 Gusht, 2021

Sipas një studimi, burrat e dëmtojnë 16% më shumë klimën sesa gratë. Analiza mori në shqyrtim  burrat dhe gratë beqare në Suedi dhe zbuloi se ushqimet dhe pushimet shkaktuan më shumë se gjysmën e të gjitha emetimeve si për burrat ashtu edhe për gratë, shkruan The Guardian

“Ne mendojmë se është e rëndësishme të merret parasysh ndryshimi midis burrave dhe grave në hartimin e politikave,” tha Annika Carlsson Kanyama, anëtare në kompaninë kërkimore Ecoloop në Suedi, e cila udhëhoqi studimin.

Shkencëtarët zbuluan se zëvendësimi i mishit dhe qumështit me ushqime me bazë bimore dhe kalimi nga udhëtimet me avionë apo automjet për pushime, në ato me tren, reduktojnë emetimet e gazrave deri në 40%, raporton abcnews.al

Mënyra se si shpenzojnë ndryshon shumë- gratë shpenzojnë më shumë para për dekorimin e shtëpisë, shëndetin dhe veshjet dhe burrat shpenzojnë më shumë para për karburant,  alkool dhe duhan.

Sipas studimit, në familjet me një makinë, burrat e përdornin më shpesh makinën për të shkuar në punë në krahasim me gratë që kishin më shumë gjasa të përdorin transportin publik.

Një studim në vitin 2017 zbuloi se ndikimi më i madh që individët mund të kenë në luftën kundër ndryshimeve klimatike është të kenë një fëmijë më pak, e ndjekur nga mos përdorimi i një makine dhe shmangia e fluturimit.

Studimet në 2010 dhe 2012 treguan se burrat shpenzonin më shumë për energji dhe hanin më shumë mish sesa gratë, të cilat shkaktojnë emetime të larta.

“Kriza e klimës është një nga sfidat kryesore të epokës sonë dhe prek burrat dhe gratë në mënyra të ndryshme”, tha Leonore Gewessler, ministre e klimës në Austri.

“Për shembull, shumica e njerëzve të prekur nga varfëria energjetike janë gra. Prandaj, është thelbësore të kuptojmë dallimet gjinore, nëse duam të gjejmë zgjidhje dhe një transformim që funksionon për të gjithë.”

“Politikat e Marrëveshjes së Gjelbër Europiane janë në rastin më të mirë, të verbër ndaj gjinisë dhe në rastin më të keq rrisin pabarazitë gjinore,” tha Nadège Lharaig, në Byronë Europiane të Mjedisit, e cila botoi një raport- Pse Marrëveshja e Gjelbër uvropiane ka nevojë për ekofeminizëm.

Burrat pra kanë më pak të ngjarë të jetojnë një stil jetese që është miqësor me mjedisin, një fenomen që studiuesit e quajnë “stereotipi i gjelbër-femëror”.

Lidhja midis gjinisë dhe qasjes për një jetë që mbron mjedisin nuk është diçka e re. Gjithashtu gjatë viteve të fundit ka pasur disa raporte që tregojnë se si burrat hedhin më shumë mbeturina, riciklojnë më pak dhe lënë një gjurmë më të madhe të karbonit sesa gratë, raporton abcnews.al

Studiuesit theksuan problemi nuk qëndron te djemtë a burrat, por te bizneset që nuk po bëjnë aq sa duhet për të inkurajuar qasjen pro-mjedisit edhe te kjo gjini.

“Bëjeni këtë qasje të ndihet edhe burrërore – dhe sigurisht që ata do të jenë miqësorë me mjedisin,” thanë ata./abcnews.al