Kudo janë të bindur që Lionel Messi do të veshë fanellën e PSG-së, edhe pse është përfolur edhe për Chelsea e Manchestet United në gatishmëri për të përfituar nëse diçka nuk shkon mirë.
Në kushtet kur favoritët janë francezët, Marca shkruan edhe për numrin që i është ofruar Messit nga PSG.
Ylli argjentinas thuhet se ka refuzuar të marrë numrin 10 që e mban braziliani Neymar. Opsion është edhe numri 19, që sulmuesi e ka mbajtur në vitet e para te Barcelona.
Gjithsesi gazeta spanjollë bën me dije se PSG i ka propozuar Messit numrin 30, që zakonisht në Ligue 1 e mbajnë portierët, dhe ka gjasa që sulmuesi a pranojë. /abcnews.al