Sekuestrimi i 167 kg kanabis në Skrapar, SPAK çon në gjykatë 23 persona

schedule14:36 - 9 Gusht, 2021

schedule 14:36 - 9 Gusht, 2021

Janë dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, 23 persona për tentativën e trafikimit të 176 kilogramëve kanabisi. 23 të pandehurit akuzohen për veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në formën e posaçme, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupimi i strukturuar kriminal”.

23 të pandehurit akuzohen për veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në formën e posaçme, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupimi i strukturuar kriminal”. Nga hetimet e kryera, rezulton se një grup personash, që vepronin si grup i strukturuar kriminal në zonën e Skraparit kanë  kultivuar, prodhuar e shitur lëndë narkotike.

Lexo edhe: Sekuestrohen 176.5 kg kanabis, arrestohet kryeplaku i fshatit dhe punonjësja e policisë

Po ashtu, rezulton se pothuajse në  të gjithë territorin e rrethit të Skraparit ishin kultivuar bimë kanabisi në parcela dhe vende të ndryshme.

Gjatë hetimeve, janë sekuestruar 28 parcela me bimë narkotike, në të cilat ishin ngritur impiante vaditjeje, vende qëndrimi dhe vendstrehime për punonjësit që punonin në këto parcela dhe gjithë infrastruktura e nevojshme për këtë aktivitet kriminal.

Gjithsej janë sekuestruar 5045 bimë narkotike kanabisi si dhe 176 kg lëndë narkotike, e gatshme për t’u trafikuar.

Mes të arrestuarve është edhe kryeplaku i fshatit Çorrogjafë në Berat Fatos Lamaj dhe një punonjëse e Policisë Bashkiake Durrës, Anxhela Beshiri bashkë me vëllain e saj Fatjon Beshiri.

Të pandehur për rastin janë Arben Lekli, Sefedin Dokaj, Alban Bendo, Fatjon Beshiri, Anxhela Beshiri, Esmeraldi Kaposhi, Selfo Kaposhi, Zylyftar Zhudra, Olgert Dusho, Elson Dusho, Teki Dusho, Fuat Dusho, Enver Muçaj, Altin Sula, Redian Shimi, Ilir Shimi, Klement Zeqo, Bardhyl Çela, Astrit Duro, Neritan Naska, Edmond Zotkaj, Fatos Lamaj.

Hetimet vijojnë për persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!