Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kjo foto mbart shumë dhimbje, krahasimi që i bëjnë

schedule14:39 - 9 Gusht, 2021

schedule 14:39 - 9 Gusht, 2021

Fotografia tronditëse e 81-vjeçares që mban gjoksin dhe mbyll sytë, pasi gjithçka rreth saj digjet, po bën xhiron e internetit dhe është bërë virale.

Përmes kësaj pamje të dhimbshme, fotografi Konstantinos Tsakalidis, kapi në mënyrë perfekte trishtimin dhe dëshpërimin e banorëve të Eviasë veriore ne Greqi, gjatë këtyre orëve tragjike, përballë katastrofës së shkaktuar nga zjarret.

Në fakt, ka shumë që krahasojnë imazhin e gruas veshur me të zeza me pikturën elokuente të artistit ekspresionist norvegjez Edward Munch “Scream”. Madje thuhet se fotografi mund ta ketë kapur këtë moment duke pasur në mendje ”Ulërimën” e Munch./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!