Prangoset Alban Hoxha, portieri Partizanit

schedule19:02 - 25 Nëntor, 2018

schedule 19:02 - 25 Nëntor, 2018

Portieri i ekipit të Partizanit Alban Hoxha, u arrestua të dielën nga policia e Tiranës, ishte në gjendje të dehur duke drejtuar automjetin e tij. Sipas burime të uniformave blu, portieri 31-vjeçar pjestar i ekipit kombëtar kishte kaluar masën në 0.51 miligramë për litër. 31-vjeçari , i cili vetëm para dy ditësh festoi ditëlindjen e tij, mungoi gjatë ndeshjes ndaj ekipit të Flamurtarit pasi ishte i dëmtuar.

Rikuperimi i tij po shkonte mjaft mirë, por tashmë ende nuk dihet se si do të shkojë situata në lidhje me gardianin e “demave”. Ndërkohë jemi vetëm pak ditë para derbit të javës së 15-të në Kategorinë Superiore, pasi më datë 30 nëntor Partizani do të luajë ndaj Tiranës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!