Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

U kapën me 62 kg kanabis, gjykata e Durrësit lë në burg 7 të arrestuarit

schedule12:13 - 9 Gusht, 2021

schedule 12:13 - 9 Gusht, 2021

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest në burg”, për të arrestuarit Korab Cala, Anton Gjini, Onfred Dedja , Gerald Stema, Klejvis Metalla, Gernard Lala, Alfred Sefa.

Këta persona u arrestuan disa ditë më parë në kuadër të operacionit “Motoristi”.

Lexo edhe: EMRAT/Sekuestrohen 62 kg kanabis në Durrës, në pranga 7 persona



Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 62 kg lëndë narkotike kanabis. Gjatë momentit të arrestimit, kanë qenë duke lëvizur me tre mjete të ndryshme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë dhe pas kontrollit nga shërbimet e policisë të ushtruar në njërin prej mjeteve u gjet  lënda narkotike, kanabis.

Gjithashtu së bashku me lëndën narkotike u sekuestruan 3 mjetet dhe 12 aparate celularë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!