250 mijë € e bindin, Odise Roshi i bashkohet kolonisë së shqiptarëve në Turqi

schedule08:16 - 9 Gusht, 2021

schedule 08:16 - 9 Gusht, 2021

Porta e mbrojtur nga një shqiptar, Gentian Selmani, krahu i majtë nga Dejvi Bregu, ndërsa i djathti është mbuluar nga Odise Roshi, “raketa” e kombëtares që gjashtë muajt e fundit ishte i huazuar te Diosgyori VTK në Hungari.

Panorama Sport shkruan se Roshi do të jetë më i paguari te Boluspor, 250 mijë euro në sezon, dhe kjo duket diçka normale, nisur nga karriera dhe eksperienca e tij në Gjermani, Rusi Kroaci.

Roshi pritet të jetë pjesë e rëndësishme e formacionit të Boluspor, që duket se sivjet ka objektiva të rëndësishme dhe do tentojë ngjitjen në Superligën e Turqisë. / abcnews.al