Milani po zhvillon një miqësore luksi ndaj Real Madrid në Klagenfurt të Austrisë. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
Skuadra e Carlo Ancelottit pati një shans të artë për të gjetur golin e avantazhit në fundin e fraksionit të parë të takimit.
Reali fitoi një penallti në minutën e 41-të. Ekzekutimin e mori përsipër Gareth Bale, por goditja e tij u prit nga Mike Maignan.
https://streamable.com/x0y94y
Portieri francez, i cili sezonin e kaluar fitoi titullin në Francë me Lille, kaloi te kuqezinjtë për të zëvendësuar Gigio Donnarumman.
Ky i fundit është transferuar te PSG, ndërsa Maignan është përshtatur shumë mirë tek ekipi i Stefano Piolit. /abcnews.al

