Romelu Lukaku do të zyrtarizohet nesër si lojtari më i ri i Chelsea, teksa drejtuesit e Interit po punojnë për një përforcim të dyfishtë në sulm.
Kampionët e Italisë kanë arritur akordin me Duvan Zapata, por duhet të bindin edhe Atalantën, që kërkon 40 milion euro për të lënë të lirë 30-vjeçarin.
Zikaltrit duan edhe Edin Dzeko, emri i të cilit lidhet prej vitesh me një transferim tek ekipi i Inzaghit. Sulmuesi boshnjak ka pranuar ofertën 2-vjeçare të drejtuesve të Interit.
6 milion euro në sezon do të përfitojë lojtari shtatlartë, duke pranuar uljen e rrogës që përfiton në kryeqytetin italian (7.5 milion eurp).
Drejtuesit e kampionëve të Italisë po bisedojnë me homologët e Romës, klub me të cilin 35-vjeçari nga Bosnja ka edhe një vit kontratë.
Verdhekuqtë kërkojnë 4 milion euro për kartonin e Dzekos, ndërsa Interi ofron vetëm 2 milion. Diferenca është e vogël dhe tifozët presin zyrtarizimin.
Ndërkohë, te Roma Romës synojnë të zëvendësojnë bomberin ballkanas me Mauro Icardin, duke i dhuruar Jose Mourinhos një sulmues cilësor. /abcnews.al