Tifozët e Barcelonës nuk e imagjinojnë dot skuadrën e zemrës pas Leo Messin, por ish-kapiteni tenton t’i qetësojë ata në konferencën e largimit, duke theksuar se grupi është fantastik dhe drejtuesit do afrojnë lojtarë të tjerë.
34-vjeçari e pranon se këto ditë do të jenë të vështirë për ta, por gjithçka do të kalojë me kohën, teksa thekson se ndihet i karikuar në maksimum dhe shpreson të fitojë çdo trofe të mundshëm në të ardhmen.
LEXO EDHE: Messi në lot: Doja të qëndroja, Barcelona shtëpia ime. PSG? Një nga opsionet
“Barcelona ka një skuadër madhështore, sigurisht që lojtarë të tjerë do të vijnë në skuadër. Futbollistët kalojnë, klubi mbetet dhe është gjëja më e rëndësishme. Njerëzit do të mësohen me largimin tim.
Në fillim do të jetë e vështirë dhe e çuditshme, por këtu ka lojtarë të mirë dhe kontingjenti i lojtarëve është i shkëlqyer. Gjithçka do të zgjidhet me kalimin e kohës.
Objektivat e mi? Dua të vazhdoj të konkurroj në nivele të larta dhe të fitoj trofe, dua të fitoj gjithçka. Pashë Dani Alves që fitoi medaljen e artë në Olimpiadë me Brazilin.
LEXO EDHE: “Jam i trishtuar, e dua Barçën”, Messi: Kontrata ishte gati, ula rrogën me 50%
Dua të ndjek hapat e tij, jam afër. Kisha dëshirë të qëndroja te Barcelona, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe tani më duhet të kërkoj një rrugëtim të ri“, deklaroi ylli argjentinas. /abcnews.al