Klubet e Superiores vazhdojnë të jenë aktive në merkato. Kampionët në fuqi të Teutës kanë prezantuar sot Hektor Idrizajn, mbrojtësin e djathtë nga Vlora.
Rikthim pas shtatë vitesh në “Niko Dovana” për 32-vjeçarin, i cili ka luajtur me Teutën në sezonin 2013-2014, teksa dy vitet e fundit i kaloi në kryeqytet te Partizani.
Idrizaj ka provuar të luajë edhe me Bylisin, Flamurtarin, Skënderbeun dhe Kamzën. “Mbrojtësi Hektor Idrizaj është futbollist i ri i Teutës.
KF Teuta konfirmon akordin me mbrojtësin, Hektor Idrizaj. Vlonjati rikthehet te Teuta pas shtate vitesh, teksa ishte pjesë e Partizanit për dy sezonet e fundit.
Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Idrizaj nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për paraqitjen në eliminatoret e UEFA Conference League”, lexohet në komunikatën e klubit bregdetar.
Teuta luan të enjten në “Elbasan Arena” takimin e kthimit të raundit të tretë të Conference League kundër Shamrock Rovers. Kampionët e Irlandës fituan 1-0 sfidën e parë. /abcnews.al