Bekim Rexhepi dhe Leard Sadriu dhanë një kontribut të madh në shpëtimin e Skënderbeut sezonin e kaluar. Ekipi korçar siguroi qëndrimin në Superiore, teksa dy lojtarët ishin të huazuar nga Shkëndija.
Drejtuesit e Skënderbeut kanë gjetur gjuhën e përbashkët me kuqezinjtë nga Tetova, për ta zgjatur me një tjetër vit qëndrimin e portierit 24-vjeçar dhe mbrojtësit 20-vjeçar.
“KF Skënderbeu ka arritur zyrtarisht marrëveshjen me KF Shkëndija për huazimin e portierit Bekim Rexhepi dhe Mbrojtësit Leard Sadriu edhe për një sezon tjetër.
Ndërkohë klubi ka zgjidhur përfundimisht dhe problemet me dokumentacionin për lojtarët Randy Dëumfour dhe Alfred Mensah.
Të 4-t titullarët e sezonit të kaluar do të bashkohen ditën e hënë me ekipin“, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit korçar. /abcnews.al