Kastrioti ka nisur nga puna prej ditësh dhe drejtuesit po mundohen ta përforcojnë skuadrën pas largimeve të shumta në fund të sezonit të shkuar.
Ditën e sotme kanë ardhur dy zyrtarizime dhe bëhet fjalë për portierët Edmir Sali dhe Leton Vata. I pari ishte pjesë e Laçit, ndërkohë që edhe i dyti ka luajtur më parë me kurbinasit dhe vjet ishte te Vora, pas një eksperience me Erzenin.
“Portierët Edmir Sali dhe Elton Vata janë dy afrimet e radhës së Kastriotit. Sali vjen nga ekipi i Laçit, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Flamurtarin. Ndërsa Vata, ka luajtur më parë me Laçin, Erzenin dhe Vorën. KS Kastrioti ju uron mirëseardhjen të dy portierëve”, shkruhet në njoftimin e Kastriotit. /abcnews.al