COVID-19/ Vijojnë të rriten infektimet, sot shënohet edhe 1 humbje jete nga koronavirusi

schedule18:42 - 6 Gusht, 2021

schedule 18:42 - 6 Gusht, 2021

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit: Janë kryer 3,753 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 149 qytetarë, në këto bashki: 57 raste në Tiranë, 15 raste në Shkodër, 7 raste në Kavajë, Vlore, 6 raste në Durrës, 5 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Fier, Lezhë, Sarandë, 3 raste në Krujë, Berat, Pogradec, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Mat, Përmet, 1 rast në Has, Tepelenë, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Himarë, Peqin, Konispol.

Aktualisht janë 763 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 27 pacientë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 76 -vjeçare nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerës.
Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,370 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         149
Të shëruar në 24 orë       27
Të shtruar në spitale       27
Humbje jete në 24 orë     1
Testime ditore                 3,753

Testime totale             922,100
Raste pozitive             133,591
Raste të shëruara       130,370
Raste Aktive                      763
Humbje jete                    2,458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             288
Shkodër          110
Elbasan           80
Vlorë               69
Fier                  47
Berat               46
Lezhë              40
Durrës             30
Kukës              20
Korçë               15
Gjirokastër        15
Dibër                 3

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!