Ernest Gjoka nis detyrën me Kamzën

schedule20:21 - 24 Nëntor, 2018

schedule 20:21 - 24 Nëntor, 2018

Ernest Gjoka do ta nisë me një sfidë emocionuese karrierën si trajner i Kamzës. Përballë tij do të ketë Kukësi, ekipin me të cilin doli kampion i Shqipërisë

Duhet të ndryshojë një situatë tepër të vështirë. Ernest Gjoka vetëm pak ditë më parë u prezantua si trajner i Kamzës, dhe menjëherë do të do të jetë përballë ish-ekipit të tij, Kukësit.

Tekniku tiranas u shpall kampion me veriorët në 2017, ndërsa tani do të duhet t’i mundë që Kamza t’i largohet fundit të Superligës.

“Sigurisht që për mua është emocion sepse kemi arritur të bëjmë shumë gjëra të mira sëbashku, por gjithsesi ky është futbolli dhe do përplasesh me të gjithë. Gjëja që kemi tashmë është kalimi me sukses i kësaj ndeshjeje”, tha Gjoka

Përballë tij, Armando Cungu, trajneri i Kukësit, një tjetër ekipi që nuk ka mundur të jetë aty ku pretendon presidenti Gjici.

Shkodrani i stolit gjithsesi ka gjendje të vështirë për shkak të dëmtimeve të rëndësishme si të Musollit apo Rrumbullakut, por gjithsesi, nuk shmanget nga objektivi.

“Ne mundemi të bëjmë më të mirën duke parë edhe kontigjentin në dispozicion dhe shpresoj në më të mirën nesër kështu që të shohim një Kukës që duhet të hyjë shumë luftarak në fushën e lojës dhe të marrë objektivin e tre pikëve në fushën e lojës”, tha Cungu.

Pas 13 javëve, Kukësi është në vend të gjashtë në Superligë me 21 pikë, ndërsa Kamza është e parafundit me vetëm 8 pikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!