Një person është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen së shtunës në Lushnje. I plagosur lehtë ka mbetur 47-vjeçari Saimir Taullau. Policia ka njoftuar se ai është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plygut. Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj. Ndërkohë për kapjen e autorëve janë ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje dhe daljet e qytetit./abcnews.al