Ardian Ismajli do të mbetet në Serie A. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, pas një sezoni te Spezia, ndryshon klub dhe ka mbetur vetëm të dalë njoftimi zyrtari.
Ismajli do të bashkohet me Empolin, ku më parë janë aktivizuar Elseid Hysaj dhe Federic Veseli. Klubi i ngjitur në Serie A ka paguar 1 milion euro te Spezia, si dhe ka dhënë një lojtar në këmbim.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Dimitrios Nikolaou, 22-vjeçarin grek, që ka qenë pjesë e Empolit për tre sezone, madje të parin ka luajtur edhe 4 ndeshje si titullar në Serie A. /abcnews.al