Kjo hartë duhet të na zgjojë nga gjumi, rreziku që na kanoset të gjithëve

schedule10:48 - 6 Gusht, 2021

schedule 10:48 - 6 Gusht, 2021

NASA ka publikuar pamjet satelitore të zjarreve aktive që kanë përfshirë disa vende të botës. Sipas pamjeve të publikuara, pjesa më e madhe në Afrikën jugore dhe Madagaskari janë përfshirë nga flakët.

Gjithashtu në pamjet e siguruara nga NASA,  shihen qartë zjarret që kanë përfshirë Amerikën Veriore dhe Jugore,  Europën jugore dhe pjesën lindore të Federatës Ruse. Një hartë e mbushur me “pika” të kuqe, e cila i referohet  mijëra zjarreve që kanë përfshirë botën, janë tregues të problemeve serioze të krijuara nga ndryshimet klimatike.

Në pamjet e publikuara gjithashtu shihen zjarret që vazhdojnë ende në Shqipëri, Greqi,Turqi, Itali, etj.  Shërbimi FIRMS i NASA -s, transmeton të dhëna reale të  zjarreve aktive brenda tre orëve nga monitorimi satelitor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!