Teuta ka humbur 0-1 ndaj Shamrock Rovers në Irlandë, në një ndeshje që pati fund dramatik për durrsakët, pasi goli i adoleshentit Emakhu u realizua në minutat shtesë.
Durrsakët kishin udhëtuar në këtë transfertë me ide të qarta, të mbroheshin dhe të mos humbin. Në fund nuk ia dolën dot. Portieri Stivi Frashëri u bë shpëtimtar me pritjet e tij disa herë.
Në aspektin sulmues Teuta e Martinit bëri shumë pak, madje nuk arriti dot as të shënjestronte portën.
Goli i Shamrock me anë të 17-vjeçari Emakhu shtangu Teutën, që ishte shumë pranë barazimit.
Gjithsesi për kampionët e Shqipërisë rëndësi ka kualifikimi dhe dueli në Elbasan do të jetë një finale e vërtetë. / abcnews.al