Pas Ben White, për të cilin pagoi 50 milion euro, Arsenali synon një tjetër transferim të bujshëm. Objektivi i “Topçinjve” është James Maddison.
Mesfushori ofensiv (luan edhe si mesfushor i majtë) është pjesë e Leicester City prej verës së vitit 2018.
“Dhelprat” kërkojnë 80 milion euro për të lënë të lirë 24-vjeçarin anglez dhe e kanë bërë të qartë se nuk pranojnë lojtarë në shkëmbim.
The Sun shkruan se Arsenali është afër akordit në lidhje me Maddison, teksa gjashtë futbollistë kanë përfunduar në merkato.
Ata janë Hector Bellerin, Sead Kolasinac, Ainsley Maitland-Niles, Willian, Reiss Nelson ed Eddie Nketiah, largimi i të cilëve do mbushë arkat e klubit. /abcnews.al