Këtë të enjte banorët e fshatit Vodë kanë protestuar për mungesë të ujit të pijshëm. Nga ana tjetër banorët në Lumas kanë protestuar kundër, duke mbështetur grevën e cila zhvillohet prej ditësh pasi kërkojnë pezullimin e punimeve në Sinec.
“Ne jemi dakord që të gjitha fshatrat të marrim ujë , por jo në burimin e Sinecit. Ky burim është edhe zonë e mbrojtur. Nëse merret ky ujë e gjithë zona është e vdekur. Banorët e këtyre fshatit Vodë mund të marrin ujë nga puset pranë ujit të ftohtë në Lumas”, kanë thënë banorët e fshatit Lumas.
Pas disa konfliktesh fizike policia ka shpërndarë protestuesit e të dy fshatrave duke vënë në kontroll situatën.
Kujtojmë se për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore një prej grevistëve, është detyruar të largohet nga greva.
/abcnews.al/