Mbretëria e Bashkuar heq karantinën për të vaksinuarit nga Franca

schedule08:57 - 5 Gusht, 2021

schedule 08:57 - 5 Gusht, 2021

Sipas një njoftimi nga qeveria britanike, personat e vaksinuar plotësisht nga Franca do të mund të hyjnë në vend  pa iu nënshtruar masës së karantinës. Javën e kaluar, Londra hoqi të gjitha kufizimet për personat plotësisht të vaksinuar që vinin nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e BE-së.

Por për udhëtarët nga Franca kishte kufizime. Ky vendim nxiti kritika nga qeveria franceze e cila e quajti vendimin “diskriminues” dhe “të pabazuar te shkenca”.

Mbretëria e Bashkuar regjistroi më shumë se 29, 300  raste të reja të mërkurën. Vendi është përballur me rritje të rasteve për shkak të variantit Delta. Por numri i viktimave dhe shtrimeve në spital ka shënuar rënie në krahasim me muajin janar. Kjo i atribuohet fushatës së madhe të vaksinimit.

88.7%  e të rriturve kanë marrë një dozë të një vaksine anti-Covid dhe  gati tre të katërtat janë vaksinuar plotësisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!