Hungaria kërkon daljen nga Bashkimi Europian

schedule15:27 - 4 Gusht, 2021

schedule 15:27 - 4 Gusht, 2021

Në betejën në distancë mes Budapestit dhe Brukselit, Hungaria po merr në konsideratë mundësinë për  të dalë nga Bashkimi Europian. Ministri hungarez i financave, Mihaly Varga tha se vendimi mund të zyrtarizohet në momentin kur Hungarisë do t’i duhet të kontribuojë në  buxhetin e përbashkët.

Një gjë e tillë vlerësohet të ndodhë në vitin 2030, dhe sipas tij Hungaria do të bëhej një nga vendet të cilat më shumë japin se sa marrin. Por një arsye tjetër për daljen e vendit është dhe ajo e sulmeve  të Brukselit ndaj zgjedhjeve të Budapestit, në atë që ai e konsideron si mbrojtje të vlerave.

Hungaria ka prezantuar një plan për rimëkëmbjen ekonomike që nuk është miratuar ende nga Komisioni Europian, të njëjtë me atë të Polonisë. Plani i qeverisë së Budapestit, i cili duhej të ishte miratuar brenda 12 korrikut, do të analizohet në shtator.

Kjo sepse sipas Komisionit Europian, vendi nuk po bën sa duhet për të luftuar korrupsionin e përhapur ndjeshëm.

Qeveria, e cila përmes oligarkëve kontrollon 490 media në një vend me 10 milionë banorë, ka mbyllur çdo gazetë të papërshtatshme,  he ka në kontroll dhjetë universitete të tjera publike nga oligarkët e Orbanit duke përdorur fondet europiane për këtë qëllim ka deklaruar se “liria e vërtetë e shtypit ekziston në Hungari, dhe jo në vendet ku mbretërojnë dogmatizmat diktatorialë të liberalizmit”.

Siç dihet, Komisioni Europian, Parlamenti Europian, Gjykata Europiane e Drejtësisë dhe shumë qeveri demokratike e konsiderojnë  ligjin e fundit rreth LGBT: të papranueshëm dhe një turp.

Një nga faktet që gjithashtu ka alarmuar Perëndimin është afrimiteti në rritje ekonomik dhe strategjik me Rusinë, Kinën, Iranin dhe diktaturat e Lindjes së Mesme dhe ish –sovjetike./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!