Louis Van Gaal është rikthyer në stol pas pesë viteve. Holanda po kërkonte një trajner dhe drejtuesit e Federatës zgjodhën t’i besojnë drejtimin e ekipit kombëtares 69-vjeçarit të njohur, i cili foli pas zyrtarizimit, ku ndër të tjera tha:
“Ekipi kombëtar i Holandës ka qenë gjithmonë pjesë e zemrës time. Roli i trajnerit të kombëtares është kyç për përparimin e mëtejshëm të futbollit tonë. Është nder për mua të jem trajneri i Holandës.
Nuk kemi shumë kohë në dispozicion për kualifikueset e Botërorit Katar 2022, duele shumë të rëndësishme për ne. Fokusi është 100% te lojtarët dhe qasja e tyre, në fund të fundit për këtë gjë më zgjodhën mua.
Është bukur të jem sërish këtu. Kam biseduar me disa nga lojtarët dhe stafi teknik. Jemi të gjithë bashkë në këtë detyrë të re“, deklaroi Van Gaal, i cili do të nisë aventurën e tretë në stolin e Holandës. /abcnews.al